Katër persona, tri gra dhe një burrë u gjetën të vrarë me thikë në një shtëpi në jug të Londrës, ndërsa policët thonë se kanë arrestuar autorin e dyshuar.
Efektivët kanë nisur një hetim për ngjarjen dhe kanë ngritur akuzën e vrasjes, transmeton Fol Drejt.
Ngjarja u raportua në Policinë në Southwark nga fqinjët rreth orës 1:40 të mëngjesit të së hënës.
Pasi hapën derën me forcë dhe hynë në shtëpi, policët zbuluan katër persona me plagë thike.
Të tre gratë dhe një burrë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Konstatimi qe se: ishin vrarë!
Policia tha se viktimat dhe autori i dyshuar besohet se kanë njohje me njëri-tjetrin.
“Një burrë është arrestuar me dyshimin për vrasje dhe është dërguar në një stacion policie në jug të Londrës, ku ai mbetet në paraburgim. Detektivët po hetojnë. Mendohet se të pesë personat kishin njohje me njëri-tjetrin. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për mediat./FolDrejt/