Mediat serbe kanë raportuar se në afërsi të një shkolle në komunën e Vraçarit të Beogradit këtë mëngjes, janë shfaqur mbishkrime dhe postera kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Fol Drejt.
Në trotuar nën grafitin “Milica gënjeshtari”, me sprej të zi është shkruar “Tradhtia e Aca”.
Në njërën nga shtyllat është një poster me shkronjat blu “Aca gënjeshtari”, së bashku me një foto të Aleksandar Vuçiqit me hundë si të Pinokut, personazhit kryesor të romanit për fëmijë të Karl Collodit i titulluar “Aventurat e Pinokios”, që flet për një djalë prej druri të cilit i rritet hunda kur gënjen.
Grafite të tjera kanë targetuar disa politikanë të tjerë, ndërsa prej tyre ka pasur që kanë thirrur “jo kapitullim” dhe “Kosova është Serbi”.
Ua kujtojmë që këto reagime po vijnë si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit, përkatësisht dialogut Kosovë – Serbi, dhe pakënaqësisë në rritje të nacionalistëve serbë karshi qëndrimeve të Vuçiqit për marrëveshjen e ofruar nga BE./FolDrejt/