Naim Uka ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Zëvendësdrejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, shkruan Fol Drejt.
Sipas Klankosova.tv, kjo është konfirmuar dhe nga Ministria e Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë, dje bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Të pezulluarit, sipas kësaj ministrie janë Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë, si dhe Ilirjana Shala, Kimiste.