Fotografi i njohur kosovar, Arian Mavriqi ka bërë një kërkesë për Drejtorinë e Arsimit në Kamenicë. Ai ka propozuar që nxënësit të dërgohen në disa lokacione të rëndësishme lokale.
Lokacionet janë kryesisht historike.
“I dashur Drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Kamenicë z. Afrim Dervishi, të dashur e shumë të respektuar Mësimdhënës, por edhe ju e nderuara Drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport znj. Rinë Matoshi Huruglica, dua të ju adresoj një kërkesë publike që ka të bëjë me trashëgëminë tonë kulturore, prandaj dhe ju lus që nxënësit tanë, me një organizim të përbashkët ti merni e dërgoni në disa lokacione shumë të rëndësishme, prej tyre: Kalaja e Kulinës, Manastiri i Moqarës, Maja e Kikës, Liqeni i Busavatës, si dhe shumë trashëgëmi kulturore (objekte fetare) më të vjetra që i kemi në Komunë, sepse ata nxënës idenë nuk e kanë për këto pasuri tona që i kemi. Është shumë me rëndësi të kenë informacione për historinë tonë, mbi të gjitha për gjetjet arkeologjike, nga më të vjetrat që gjenden ne objektin e Shtëpisë së Kulturës.
Ju falemnderit për mirëkuptim. Shpresoj që kjo kërkesë të merret seriozisht në konsideratë”, thuhet nga Arian Mavriqi.
Ky është postimi i tij i plotë në profilin e tij në rrjetin social Facebook: