Kryeministri Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot dolën në një konferencë për media pas zhvillimeve dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Gjatë kësaj konference, ata dhanë detaje mbi situatën e zhvilluar dje, me ç’rast treguan numrin e qytetarëve që u lënduan gjatë ditës së djeshme si dhe të shtënat me armë në drejtim të Policëve të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri Kurti gjatë kësaj konference njëkohësisht konfirmoi se nuk ka pranuar ende asnjë ftesë nga Borrell për t’u takuar me presidentin serb, teksa bëri me dije se duhej të takoheshin me 19 korrik, por takim ky që është shtyer nga presidenti serb.
Më poshtë gjeni disa fotografi nga mbajtja e konferencës. /FolDrejt/