Ai bashkë edhe me ish-luftëtarë të UÇK-së bëri kamping në pozicionet që shfrytëzoheshin nga ta gjatë kohës së luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Qëllimi i kësaj vizite sipas tij është që gjeneratat e reja t’i mësojnë pikat e UÇK-së e të mos i harrojnë se tash më shumë se 20 vjet pas luftës ato kanë filluar me humb si shenja.
Ekspeditës që po mirëpritet edhe nga vetë veteranët, ai i vuri emrin “Veteran Kamping” apelon që t`i bashkohen krejt ish-ushtarët.
Atë lipjanasi e nisi me fshatrat e Drenicës teksa synon zgjerimin, duke e përmbledhur për brezat e rinj.