Ish-deputeti Ramë Buja e ka quajtur një gjë jo të mençur dhënien e broshurave me fotografi të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca nxënësve që sot vizituan Kuvendin e Kosovës, në prag të festës së pavarësisë.
“Nuk është një gjë e mençur, pasi kish bo edhe pa fotografi, pasi ka pasur edhe shumë paraardhës të tyre. Ose është dashur të jenë ata që ishin në kohën e shpalljes së pavarësisë. Të jenë këta aktualët nuk besoj që ka shumë logjikë, por nuk dua t’i komentoj sepse nuk e kam analizuar më shumë”.
Tutje Buja në Info Magazine në Klan Kosova, tha që “po të vihen në lojë fëmijët për çfarëdo qoftë është keq”.