Një person është arrestuar pas dyshimeve se i njëjti ka fotografuar pa leje fqinjin dhe familjen e tij.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, dje rreth orës 17:05, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, viktima, që ka raportuar rastin në polici, ankohej se se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji i tij i cili atë veprim e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të ankuesit.
Tutje thuhet se policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërkohë përveç arrestimit i ka sekuestruar edhe një telefon celular dhe një bllok me shënime.
Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/