Pep Guardiola ka festuar fitoren e Real Madridit (4:0) me rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe fotoja e realizuar në një dhomë private në stadiumin Etihad tërhoqi shumë vëmendje, Transmeton Klix, përcjell Fol Drejt.
Pep shoqërohej nga ndihmësi kryesor Maniel Estiarte, vëllai i Pep Guardiolas dhe ish-presidenti argjentinas Mauricio Macri, si dhe kryetari i Manchester City, Khaldoon al-Mubarak.
Në foton e pas ndeshjes, Pep dhe miqtë e tij pozuan me katër gishta të ngritur, gjë që simbolizonte qartë katër golat e shënuar nga Manchester City ndaj Realit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Kisha ndjesinë këto ditët e fundit se kishim një përzierje qetësie dhe qëllimi për të luajtur këto lloj lojërash. E gjithë dhimbja që patëm vitin e kaluar ishte këtu edhe tani. Ishte shumë e vështirë se si humbëm. Ishte aty energjia e një viti. Ky ekip është kaq i përulur. Jam shumë krenar. Ata e marrin çdo garë kaq seriozisht. E urrej arrogancën në një farë mënyre. Tani ata kanë marrë shpërblimin e tyre. Jeta të jep gjithmonë një mundësi tjetër”, tha Guardiola pas ndeshjes.
City do të luajë me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor në Stamboll, që do të jetë finalja e tyre e dytë evropiane në tre vitet e fundit. /FolDrejt/