Dyshimet e para për sulmin në Stamboll rëndojnë mbi një grua. Ajo dyshohet se me anë të një bombe shkaktoi shpërthim të madh në rrugën më të frekuentuar në Stamboll: Istikal.
Në pamje shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në një banesë, duke vënë në pranga gruan dhe duke kontrolluar ambientet, duke zbuluar ndër të tjera edhe armë.
Përdoruesit e Twitter publikuan foto të gruas së dyshuar pas arrestimit të saj. Pak më parë mediat turke kishin publikuar një video të re të gruas duke vrapuar mes turmës pak minuta para shpërthimit vdekjeprurës që la 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur.
Bombayı bırakan kadın teröristle birlekte gözaltı sayısı 46 oldu. Operasyonlar sürüyor…#istiklalcaddesi #bomba #taksimpatlama #SonDakika pic.twitter.com/gnRujhPPYQ
— İsmail Umut Arabacı (@ismailumut) November 14, 2022
Suleiman Soylu, fajësoi për sulmin PKK-në, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, për sulmin e djeshëm. Ministria e Punëve të Jashtme turke njoftoi se më shumë se 20 të dyshuar u arrestuan, duke përfshirë edhe personin që dyshohet se la mjetin shpërthyes në Avenue Istiklal , pedonalen e njohur të Stambollit./FolDrejt/