Gjermania, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, është kritikuar se, nuk e ka mbështetur mjaftueshëm këtë të fundit. Mirëpo tani po dëshmon me anë të veprave, se është kundër invazionit rus, duke i dërguar tanke Gepard ushtrisë ukrainase, shkruan Fol Drejt.
Së fundi shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak, ka bërë të ditur se tanket e dorëzuara si ndihmë ushtarake nga Gjermania kanë mbërritur në Ukrainë.
Our capabilities to protect our sky will be strengthened. Gepard self-propelled anti-aircraft systems began to arrive in Ukraine. I would like to thank our German partners and personally #DefMin Christine Lambrecht for supporting our country. Looking forward to receiving IRIS-T pic.twitter.com/wew0lkX6hK
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) July 25, 2022
Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter, Yermak për ta njoftuar opinionin se tri tanke gjermane ‘Flakpanzer Gepard’, të cilat kanë mbërritur tashmë në Ukrainë.
“Një mik që të ndih në nevojë, është një mik i vërtetë”, shkroi Yermak.
Qeveria gjermane është akuzuar se ka vonuar furnizimet me armë në Ukrainë, në kontrast me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe fqinjët e Europës Lindore të Ukrainës. Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania rriti buxhetin e saj të mbrojtjes me 100 miliardë euro – një ndryshim i madh në politikën e vendit.
Përndryshe tanket Gepard janë të lavdëruara për teknologjinë e avancuar me të cilën janë të pajisur dhe për precizitetin në sulm./FolDrejt/
https://www.youtube.com/watch?v=gaPy3t4-i14&ab_channel=MilitaryUpdate