Li Jingwei nga Kina u rrëmbye kur ishte vetëm 4 vjeç nga disa trafikantë. Por ai ia doli të bashkohej me nënën e tij pas 33 vitesh vuajtjeje, krejt falë një vizatimi, transmeton Fol Drejt.
Ai e skicoi fshatin e lindjes, ashtu siç e mbante mend, në një aplikacion kinez më 24 dhjetor të vitit që iku. Policia, më pas, identifikoi vendlindjen e tij, ndërsa nga po ai vend një grua kishte raportuar se i ishte zhdukur i biri.
Pas një testi të ADN-së, rezultoi se ai ishte me të vërtetë djali i saj dhe të dy u ribashkuan pas një kohe të gjatë.
Jingwei u rrëmbye në vitin 1989 dhe më pas iu shit një familjeje që jetonte 1800 kilometra larg. Ai mendoi se nuk mund t’i gjente prindërit e tij biologjikë por pas kaq shumë vitesh, kur iu drejtua internetit, thirrjet për ndihmë rezultuan të suksesshme.
Historia e tij ngjanë në një skenar të vërtetë filmi./FolDrejt/