Tirana ka përjetuar një natë ferri, pasi grupe tifozësh të Romës dhe Feynoord-it kanë vërshuar nëpër rrugët e saj, ndërsa janë përplasur kudo që u është dhënë rasti, shkruan Fol Drejt.
Italiania “La Repubblica” shkruan se të paktën 15 të lënduar janë regjistruar nga bilanci i përplasjeve dhe se 48 italianë janë arrestuar.
“Përplasje me policinë, e cila u detyrua të nxirrte edhe armët për të mbajtur larg ultrasit, sidomos holandezët, por jo vetëm, të cilët shkuan edhe në oborrin e një prej godinave qeveritare. Gjithsej 9 oficerë u plagosën, thuajse të gjithë përfunduan në spital. Dhe finalja është ende një ditë e tërë larg” – ka shkruar La Republica.
Veç policëve, nga këto përplasje kanë pësuar edhe disa qytetarë shqiptar. Një 45 vjeçar thuhet se është goditur rëndë në kokë me karrige dhe ka përfunduar në spital që në natën e parë.
Roma dhe Feynoord-i do të ndeshen sot në kuadër të kupës së Conference League./FolDrejt/