Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve Rada Trajkoviq, është kërcënuar nga Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë – Millosh Vuçeviq, shkruan Fol Drejt.
Këtë e konfirmoi gjatë një interviste për RTK Prime.
“…nuk jam për nga natyra shumë e ndjeshme. Mund të më kërcënojnë sa të duan dhe nuk do të jetë hera e parë” – ka thënë ajo duke shtuar më tej se pas vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, kanë vijuar presionet nda politikanëve si ajo.
“Sot pata kërcënime edhe nga ministri i Mbrojtjes të Serbisë, i cili mbase është përzgjedhur që të respektojë dhe bashkëpunojë në nivel rajonal për luftën kundër asaj që është rreziku më i madh: kriminaliteti dhe mafia”, ka shtuar ajo.
Ky kontekst fragjil për serbët e Kosovës të cilët duan të integrohen në institucione vendore, u provua edhe në rastet kur disa qytetarë serbë konvertuan targat e veturave në RKS.
Raste të tilla janë raportuar disa herë gjatë javëve të kaluara.
Nga Qeveria e Kosovës është kërkuar që të ketë kujdes në hapat që do t’i marr, nga data 21 nëntor. Mbrëmë në Bruksel ndodhi një takim ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak, për çështjen e targave.
Ajo po ashtu është pyetur nëse do të pranonte të bëhej deputete e Kosovës dhe ajo tha “PO!”/FolDrejt/