Bëhet fjalë për një 37 vjeçare me origjinë nga Kavaja, e cila është bërë e njohur shkaku i mbulesës që e mbanë në kokë, transmeton Fol Drejt.
Corriere della Sera, media e njohur italiane, i ka kushtuar një shkrim të gjatë më 2 janar.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar historinë se si u bë shofere dhe kush ishte personi i parë që e shtyu për të arritur deri këtu:
“Në fakt, kjo ishte një ide e një koleges time gjermane. Ajo disa ditë nuk kishte makinën dhe u detyrova të merrja autobusin. Ajo më ftoi, më thoshte e shikon është mirë këtu, më bënte reklama. Mundohet të më mbushte mendjen. Teoria ishte shumë e vështirë se kishte të bënte me pjesën e motorrit, se nuk i dija as në shqip, jo mo italisht. Ajo ishte e vështirë. Kurse për praktikën ishte e vështirë vetëm muajin e parë. I kam marrë të gjitha testet me të parën”, u shpreh ajo.
Klikoni Këtu për ta parë këtë video.