Bllokimi i rrugës “Justiniani” në afërsi të sheshit “Nëna Terezë” në Prishtinë duke filluar nga katedralja ka shkaktuar kolona të gjata gjatë mëngjesit të sotëm.
Burimi i Fol Drejt ka thënë se kolonat e gjata kanë vazhduar edhe drejt rrugës e cila shkon drejt lagjes Dardania, përcjell Fol Drejt.
“Policia e Kosovës ishte e pranishme gjatë gjithë kohës në monitorimin e situatës, sidomos në pjesën e rrugës së bllokuar”, thotë burimi.
Më poshtë ju sjellim disa pamje nga kolona: