Ish-presidenti amerikan Donald Trump, edhe pse është një nga kandidatët e Partisë Republikane për nominimin presidencial të asaj partie, nuk shfaqet shumë në Fox News amerikan, shkruan “Guardian” londinez dhe thekson se kanali ka imponuar një “ndalim i butë” ndaj tij.
Hera e fundit që Trump ka qenë i ftuar në atë televizion ka qenë në shtator të vitit 2022 dhe, siç shkruan “The Guardian”, duke iu referuar startup-it të gazetës “Semafor”, ftohja e marrëdhënieve mes ish-presidentit dhe kanalit të tij dikur të preferuar të lajmeve kabllore ka shkuar kështu aq sa është në fuqi ky ndalim i butë”, përcjell Fol Drejt.
Ndërkohë, rivalët e Trump për nominimin presidencial republikan në 2024 janë mysafirë të shpeshtë në Fox, me Nikki Haley që ka bërë shtatë paraqitje që nga muaji i kaluar, dhe madje aktivistja dhe sipërmarrësja më pak e njohur e krahut të djathtë Vivek Ramaswamy u shfaq katër herë në Fox./FolDrejt/