Nepali është më i godituri deri tani, teksa shqetësimet po shtohen në Pakistan e Bangladesh
Në prill, ashti si miliona njerëz të tjerë, ish-mbreti i Nepalit Gyanendra Shah, 73 vjec, dhe gruaja e tij 70-vjeçare Komal, udhëtuan në Indi për festivalin fetar të Kumbh Mela.
Si të tjerët edhe ata bënë zhytjen tradicionale në lumin Ganges në Hardiwar dhe ndërvepruan me besimtarë e pelegrinë të tjerë pa masa mbrojtëse.
Pas kthimit në aeroportin e Kathmandu, qindra njerëz ishin mbledhur për të mirëpritur çiftin, të cilët pas dy ditësh do të rezultonin pozitivë me Covid-19.
Ndërkohë dhe mijëra emigrantë nga Nepali që punojnë në Indi janë infektuar dhe rastet janë shtuar në mbretërinë e Himalajave ashtu si dhe në fqinjët e tjerë Pakistan e Bangladesh.
Nepali ndaj kufirin me pesë shtete të Indisë dhe një numër i madh qytetarësh punojnë atje.
Skenat në Indi javët e fundit kanë shokuar botën, por tani ato po përsëriten dhe në Kathmandu të Nepalit kur spitalet po arrijnë kapacitetet maksimale, së bashku me krematoriumin e tempullit Pashupatinath, me i madhi në kryeqytet.
Përhapja e shpejtë nga India po shkakton alarm dhe në Bangladesh, ku autoritetet kanë mbyllur kufijtë duke rekomanduar mbajtjen mbyllur deri në përmirësimin e situatën në Indi.