Një grua 35-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Greqi.
Ajo u gjet e mbështjellë me jorgan. Fqinjët u detyruan të thërrisnin policinë për shkak të erës së keqe.
Oficerët e policisë që u thirrën për të hyrë në banesën e saj u përballën me pamje të tmerrshme, shkruan CNN Greece.
Fillimisht u vlerësua se bëhej fjalë për vdekje për me shkaqe patologjike, por më pas u konstatua se gruaja fatkeqe është goditur nga një send i mprehtë në kokë.
Viktima jetonte me partnerin e saj pakistanez, i cili kërkohet nga autoritetet si i dyshuari kryesor për vrasjen./abcnews.al/