Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi mbërritën ditën e sotme në Kiev. Tre liderët europianë udhëtuan me tren drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit.
Gjatë një vizite në Irpin, një qytet në veri të Kievit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se në Irpin janë kryer masakra dhe krime lufte, shkruan skynews, transmeton Fol Drejt.
Macron shtoi se Ukraina duhet të fitojë konfliktin me Rusinë dhe të bëjë të pamundurën për të rezistuar. Macron ndodhet në Ukrainë me Mario Draghi, kryeministrin e Italisë, dhe Olaf Scholz, kancelarin gjerman, për të ofruar një mbështetje për Kievin, pas kritikave të shumt për reagimin e tyre./FolDrejt/