Për shkak të numrit të lartë të infektimeve, qeveria gjermane e ka klasifikuar Francën si zonë me incidencë të lartë. Kjo vlen edhe për Republikën Çeke dhe Sllovakinë – klasifikuar më parë në nivel rreziku më të lartë.
Qeveria gjermane e klasifikon Francën, Sllovakinë dhe Republikën Çeke që nga e diela si zona me incidencë të lartë, për të cilat kërkohen me detyrim teste, për të hyrë në Gjermani.
Më 14 shkurt, qeveria gjermane i shpalli pjesë të mëdha të Tirolit, Republikës Çeke dhe Sllovakisë si zona me variante veçanërisht të rrezikshme të virusit. Vetëm gjermanët dhe të huajt me leje qëndrimi dhe qëndrim në Gjermani u lejuan të hyjnë. Përjashtimet e vetme ishin për shoferët e kamionëve dhe punonjësit ndërkufitarë me profesione të rëndësishme për stabilitetin e sistemit.
E ndryshme është gjendja në Francë: situata e infektimeve atje ishte përkeqësuar vazhdimisht gjatë javëve të fundit. Në 24 orët e fundit, autoritetet raportuan 41.869 infektime të reja – të premten e kaluar kishte 35.088. Situata në spitale në disa rajone është jashtëzakonisht e tensionuar. Numri i infektimeve të reja për 100.000 banorë brenda një jave është aktualisht më shumë se 300.