Udhëtarët që mbërrijnë në Francë nga vendet jashtë Bashkimit Europian duhet të kenë një test negativ për Covid-19, pavarësisht nëse janë vaksinuar ose jo, sipas një zëdhënësi të qeverisë franceze, Gabriel Atal.
Ky vendim është pjesë e një sërë masash që synojnë të parandalojnë përhapjen e Covid, veçanërisht pas shpërthimit të Omicron. Duke folur me gazetarët pas një takimi të qeverisë, Atal tha se vendimet për udhëtimet brenda BE-së do të koordinohen nga krerët europianë gjatë kësaj jave.
Franca ka regjistruar 7,675,504 raste dhe 119,131 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al