Gjashtë rusë të dyshuar se punonin si spiunë janë dëbuar nga Franca pas një hetimi të gjatë, ka njoftuar ministria e jashtme franceze.
Të gjashtë supozohej se punonin “nën mbulesë diplomatike” dhe po punonin “në kundërshtim me interesat tona kombëtare”, tha ministria në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
“Operacioni klandestin” u zbulua të dielën nga shërbimet e inteligjencës, thuhet në deklaratë. Për momentin nuk dihen detaje të tjera.
Franca ka dëbuar tashmë 35 diplomatë rusë, si dhe shumë vende të tjera evropiane.