Avionët e parë ushtarakë që evakuuan kryesisht qytetarët evropianë nga ai vend pas grushtit të shtetit në Niger, u ulën herët në mëngjes në Paris dhe Romë.
Për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit, Franca, Italia dhe Spanja kanë konfirmuar se evakuimet do të kryhen nga ajri, raporton Reuters.
Së pari, avioni francez u largua nga Nigeri të martën në mbrëmje dhe u ul në Paris herët këtë mëngjes me 262 pasagjerë në bord.
Një avion ushtarak italian evakuoi 87 persona nga Nigeri, të cilët gjithashtu mbërritën në kryeqytetin italian herët në mëngjes. R
reth 36 italianë, 21 shtetas amerikanë, katër bullgarë, dy austriakë, një shtetas britanik dhe personel ushtarak nga Nigeri, Hungaria, Senegali dhe Nigeria janë evakuuar.