Ministrat e Jashtëm të Japonisë dhe Francës theksuan rëndësinë e stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit dhe ranë dakord për zhvillimin e sigurisë në Indo-Paqësor.
Ministri i Jashtëm i Japonisë, Hayashi Yoshimasa u takua në Tokio me ministren e Jashtme të Francës, Catherine Colonna dhe në takim diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale, përcjell Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme japoneze thuhet se ministrja franceze Colonna ka deklaruar se siguria e Indo-Paqësorit dhe e Evropës janë të pandashme.
Hayashi dhe Colonna konfirmuan në takim rëndësinë e stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit dhe u dakorduan për zhvillimin e bashkëpunimit të sigurisë në Indo-Paqësor.
Ministri japonez po ashtu në Tokio u takua edhe me ministren e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly. Hayashi dhe Joly ranë dakord për të punuar ngushtë për të vendosur në zbatim vizionin e “Indo-Paqësorit të lirë dhe të hapur”./FolDrejt/