Përderisa emocionet për gjysmëfinalen në Kupën e Botës 2022 që organizohet në Katar fillojnë sot, Franca dhe Kroacia do të bëjnë histori në rast se marrin biletë për finalen e kampionatit.
Të dy vendet të cilat luajtën në finalen e Kupës së Botës “Rusi 2018” mund të arrijnë të njëjtin sukses sikurse Argjentina dhe Gjermania Perëndimore, të cilat luajtën dy finale të njëpasnjëshme në Botëroret e vitit 1986 dhe 1990, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Argjentina në Botërorin e vitit 1986 nën organizimin e Meksikës, e fitoi Gjermaninë Perëndimore me rezultatin 3-2, duke e fituar titullin e dytë botëror.
Golat për Argjentinën i shënuan Jose Brown në minutën e 23-të, Jorge Valdano në minutën e 56-të si dhe Jorge Burruchaga në minutën e 84-të ndërsa për Gjermaninë Perëndimore golat i shënuan Karl-Heinz Rummenigge në minutën e 74-të dhe Rudi Völler në minutën e 81-të.
Ndërsa në Botërorin e organizuar nga Italia në vitin 1990, në finalen e cila u luajt në stadiumin olimpik në Romë, Gjermania fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Argjentinës, me golin e vetëm të Andreas Brehme nga penaltia.
Franca në “Rusi 2018”, e fitoi titullin e dytë botëror ndaj Kroacisë me rezultatin 4-2./FolDrejt/