Franca dhe Tajlanda u bënë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës dhe të eksplorojnë mënyrat e një zgjidhjeje paqësore,shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Kjo u tha në një komunikatë të përbashkët të publikuar në faqen e internetit të Pallatit Elysee pas negociatave mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit tajlandez Prayut Chan-o-cha.
“Lidhur me Ukrainën, Franca dhe Tajlanda rikujtuan Rezolutën ES-11/1 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të datës 2 mars 2022, duke riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj parimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve të sanksionuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Të dy vendet gjithashtu u bënë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga çdo përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, si dhe të shqyrtojnë seriozisht mënyrat për zgjidhjen paqësore të krizës përmes diplomacisë dhe dialogut”, thuhet në dokument. /FolDrejt/