Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu tha se Franca do të dërgojë 12 obusa shtesë të “Cezar” në Ukrainë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ai shtoi se Franca do të dërgojë gjithashtu 150 staf të ushtrisë në Poloni për të trajnuar deri në 600 ushtarë ukrainas në muaj.
Duke i shtuar 18 pjesëve të dorëzuara tashmë, pjesët e artilerisë do të financohen nga një fond prej 200 milionë eurosh (217 milionë dollarë) që Franca ka krijuar për të financuar armët për Kievin, tha Lecornu në një konferencë të përbashkët shtypi në Paris me homologun e tij ukrainas./FolDrejt/