Franca do të dërgojë një tjetër Statujë të Lirisë në Nju Jork për Ditën e Pavarësisë më 4 korrik.
Kjo statujë e re prej bronzi është një e gjashtëmbëdhjeta e madhësisë së asaj me famë botërore që qëndron në Ishullin e Lirisë
Statuja, mbi 450 kilogramë dhe 10 metra e gjatë, u realizua në vitin 2009 dhe është një kopje e modelit origjinal të statujës të vitit 1878 të ruajtur nga CNAM.
“Statuja simbolizon lirinë dhe dritën në të gjithë botën,” tha Olivier Faron, administratori i përgjithshëm i CNAM. “Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të thjeshtë: miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme, veçanërisht në këtë moment. Ne duhet të ruajmë dhe të mbrojmë miqësinë tonë.”
Në vitin 1886 një statuje gjigante me pamje femërore, e quajtur Statuja e Lirisë, do t’i dhurohej SHBA-së nga Franca dhe do të shndërrohej më pas në një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë Perëndimit.