Franca do të tërheqë trupat nga Burkina Faso brenda një muaji.
Sipas mediave lokale, Burkina Faso kërkoi të hënën që Franca të tërheqë trupat e saj, të cilat ishin vendosur për të ndihmuar forcat lokale të luftojnë kryengritësit e lidhur me organizatat terroriste Al-Kaeda dhe DEASH, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Burkina Faso njoftoi se kishte vendosur t’i jepte fund paktit ushtarak që lejonte praninë e trupave franceze.
Megjithatë, theksohet se kërkesa për tërheqje nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
Marrëdhëniet midis Francës dhe Burkina Fasos janë përkeqësuar që kur ushtarët francezë morën kontrollin e vendit afrikan në shtator të vitit të kaluar.
Në shtetin afrikan janë mbajtur disa demonstrata kundër pranisë ushtarake franceze për shkak të opinionit se trupat franceze nuk kanë qenë efikase kundër terrorizmit që ka shpërthyer në vend që nga viti 2015.
Franca kishte vendosur rreth 400 pjesëtarë të forcave speciale në vendin afrikan./FolDrejt/