Pas zhvillimit të rrethit të tretë në kuadër të Grupit D, Franca dhe Australia kanë arritur ta kalojnë fazën grupore dhe të kualifikohen në 1/8-ën e finales në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Fol Drejt.
Australia arriti të fitoi me rezultat 1-0 kundër Danimarkës në takimin direkt për 1/8-ën e finales. Me këtë fitore, australianët kanë grumbulluar gjashtë pikë, duke u listuar të dytët në grup. Golin e vetëm dhe të fitores e realizoi Mathew Leckie në minutën e 60-të.
Në takimin tjetër të Grupit, Franca është kualifikuar pavarësisht humbjes me rezultat 0-1 nga Tunisi. Golin e vetëm për Tunisin e realizoi Wahbi Khazri në minutën e 58-të të përballjes.
Pas përfundimit të rrethit të tretë në Grupin D, Franca është renditur e para me gjashtë pikë. Australia është listuar e dyta gjitashtu me gjashtë pikë, mirëpo me goldiferencë më të dobët se Franca. Tunisi është radhitur i treti me katër pikë, kurse Danimarka është renditur e katërta me një pikë të fituar./FolDrejt/