Franca duke filluar nga dita e sotme ka hapur dyert për qytetarët shqiptarë që kanë marrë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Franca është vendi i dytë pas Spanjës që ka dhënë dritë jeshile për turizmin, pas kufizimeve të krijuara nga COVID-19, shkruan Top Chanel, transmeton FolDrejt.com.
Franca lejon edhe hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.
Lejohet të vizitojnë Francën për personat që kanë 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm Johnson & Johnson, 2 javë pas injeksionit për vaksina te personat që kanë kaluar Covid-19, ku kërkohet vetëm 1 injeksion.
Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.
Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.