Franca ka hyrë në bllokimin e tretë kombëtar teksa lufton me rritje të rasteve të reja me COVID-19 e kështu po kërcënohen kapacitetet spitalore.
Të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore do të mbyllen për katër javë, po ashtu do të ketë edhe shtetrrethim nga ora 19:00 deri në 06:00.
Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) u rrit me 145 për qind, duke u cilësuar si “kërcimi” më i madh gjatë pesë muajve.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me koronavirus.