Franca hyn në bllokimin e tretë kombëtar, teksa lufton me rritje të rasteve të reja me COVID-19, e kështu po kërcënohen kapacitetet spitalore.
Të gjitha shkollat dhe dyqanet jothelbësore do të mbyllen për katër javë, po ashtu do të ketë edhe shtetrrethim nga ora 19:00 deri në 06:00..
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me koronavirus.
Franca aktualisht ka rreth 5 mijë pacientë të shtrirë në kujdesin inteziv, teksa gjatë po të njëjtës ditë u raportuan 46 mijë e 677 raste të reja dhe 304 viktima nga COVID-19.
Kufizimet hynë në fuqi nga dita e djeshme (e shtunë) dhe që nga dita e martë francezët do të kenë nevojë gjithashtu për një arsye të vlefshme për të udhëtuar më shumë se 10 km (gjashtë milje) nga shtëpitë e tyre.