Franca i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta cilësojë organizatën ushtarake ruse Wagner si organizatë terroriste, ndërsa Britania e Madhe po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë, raporton Reuters.
Britania është e gatshme ta caktojë zyrtarisht Wagnerin si organizatë terroriste, që do të nënkuptonte futjen e sanksioneve dhe dënimeve të tjera për grupin dhe anëtarët e tij, gjë që do të rriste presionin ndaj Rusisë, raportoi Times.
Duke cituar një burim qeveritar, gazeta tha se departamenti i policisë së Mbretërisë së Bashkuar kishte ndërtuar një çështje kundër Wagner për dy muaj dhe se ndalimi i grupit ishte “i afërt” brenda javësh, transmeton Fol Drejt.