Parisi po gumëzhin edhe një herë nga zërat lidhur me ambiciet politike të ushtrisë franceze, 60 vite pasi udhëheqësi simbol i Francës Charles de Gaulle ia doli të ndalë një grusht shteti nga gjeneralë të pakënaqur, të zemëruar me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Algjeria.
Media dhe politika u dominua gjatë javës së kaluar nga pasojat e një letre të hapur hartuar nga një ish-kapiten xhandarmërie, që pretendon se Franca po përballet me “rreziqe me pasoja të rënda” duke paralajmëruar se ai dhe disa ish-ushtarakë, “nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tonë të bukur”.
Letra është nënshkruar nga më shumë se 2,000 ish-ushtarakë mes tyre gra, si dhe një numër gjeneralësh në pension. Ata paralajmërojnë se Franca ndodhet në “rrezik” nga “islamizmi dhe grupe të mëdha e të paorganizuara në periferi”. Nënshkruesit thonë se “ata që drejtojnë vendin duhet të gjejnë guximin e nevojshëm për t’i zhdukur këto rreziqe”.
Udhëheqësja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e përqafoi menjëherë këtë qëndrim. Të dielën ajo akuzoi Presidentin francez Emmanuel M