Përballë faturave të larta të energjisë, në Francë do të ofrohen ndihma të reja për kompanitë dhe bashkitë me një kosto deri në 12 miliardë euro.
Sipas lajmeve në shtypin francez, kryeministrja Elisabeth Borne dje ka paralajmëruar ndihma të reja me një kosto deri në 12 miliardë euro, për të lehtësuar faturat e energjisë të kompanive dhe pushteteve vendore si bashkitë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në këtë kuadër, shteti për një vit, duke filluar nga janari 2023, do të paguajë një pjesë të faturave të energjisë elektrike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të institucioneve publike, të qeverisjes vendore, si fondacionet dhe bashkitë me më shumë se 10 punonjës, si dhe mikrondërmarrjet që nuk përfitojnë nga aplikimi i çmimit tavan.
Përveç kësaj, ndihma tashmë e vendosur për bizneset do të zgjerohet edhe më shumë./FolDrejt/