Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga vendet e BE do të jenë në gjendje të hyjnë në Francë pa bërë një test COVID nga 9 qershor, në përputhje me rregullat e reja të botuara të Premten. Vizitorëve plotësisht të vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do t’u kërkohet ende të japin një rezultat negativ të testit.
Por ata nuk do të duhet më të hynë në karantinë dhe udhëtimet jo-thelbësore tani do të lejohen. Njerëz të vaksinuar plotësisht janë ata që kanë marrë dozat e tyre të paktën 14 ditë para udhëtimit të tyre, me vaksinat Pfizer, Moderna ose AstraZeneca. Për vaksinën Johnson & Johnson, koha është katër javë, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com