Aurelien Tchouameni dhe Dayot Upamecano nuk janë paraqitur në stërvitjen e kombëtares franceze dy ditë para takimit gjysmëfinal në Botëror kundër Marokut.
Federata Franceze e Futbollit nuk ka folur zyrtarisht për arsyet e mungesës së tyre në stërvitje dhe as trajneri Didier Deschamps nuk ka sqaruar asgjë për këtë temë. Por L’Equipe zbuloi se Upamecano ka dhimbje të fytit, ndërsa Tchouameni pësoi një goditje në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë që po e shqetëson. Mund të supozohet se të dy do të jenë gati për duelin ndaj Marokut, i cili do të luhet të mërkurën me fillim nga ora 20:00.
Francezët kishin shumë probleme me dëmtimet para këtij kampionati botëror, ndaj mbetën pa një sërë lojtarësh shumë të rëndësishëm në skuadrën e tyre, që nga Benzema dhe Kante e deri te Pogba, Nkunku dhe Kimpembe. Pikërisht në fillim të kampionatit, Lucas Hernandez u dëmtua.
Në kampionatin aktual Franca po mbron titullin e kampionit të botës, katër vite më parë mposhti në finale Kroacinë 4-2./FolDrejt/