Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Franca nuk e përjashton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, por ai ka parashtruar kushte të shumta përpara se të ndërmerret një hap kaq i rëndësishëm, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Franca i ka dërguar Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi raketahedhëse, topa dhe pajisje të tjera ushtarake dhe është zotuar të dërgojë mjete të blinduara mbikqyrjeje dhe luftarake, por nuk ka dërguar tanke luftarake ose armatime më të rënda.
I pyetur në një konferencë shtypi në Hagë nëse Franca po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë, Macron tha se “asgjë nuk përjashtohet” për sa kohë që plotësohen disa kushte.
Presidenti tha se sigurimi i pajisjeve të tilla nuk duhet të çojë në një përshkallëzim të tensioneve, të përdoret “për të prekur tokën ruse” ose “të dobësojë kapacitetet e ushtrisë franceze”./FolDrejt/