Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar homologun iranian Ebrahim Raisi për pasojat e dërgimit të dronëve në Rusi, ka thënë zyra e Macron.
Macron në një telefonatë nënvizoi “pasojat serioze të sigurisë dhe humanitare” të dërgesave të dronëve të Iranit “dhe i kërkoi Teheranit të përfundojë menjëherë mbështetjen që i jep kështu luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Elysee.
Ai shprehu gjithashtu shqetësime për trajektoren e programit bërthamor iranian, thuhet në deklaratë./FolDrejt/