Ligji i ri për masat kundër COVID-19, përfshirë shtrirjen e diskutueshme të pasaportës shëndetësore, do të hyjë në fuqi më 9 gusht në Francë, njoftoi zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.
“Në fillim, do të ketë një kohë përshtatjeje, tolerance, mësimdhënie, mbështetjeje për aktorët e interesuar nga detyrimi për të paraqitur një pasaportë shëndetësore”, përsëriti ai, duke iu referuar “periudhës së një jave kalimtare” të dhënë tek institucionet që tashmë i nënshtrohen asaj.
Pasaporta shëndetësore (testi negativ Covid, certifikata e vaksinimit ose certifikata e shërimit) është e detyrueshme në Francë, që nga 21 korriku, në vendet e kohës së lirë dhe kulturore (kinema, muze, etj.), ku mblidhen më shumë se 50 persona, raporton ATSh, përcjell FolDrejt.com.
Një ligj i ri i miratuar nga parlamenti parashikon që ai të shtrihet për kafenetë, panairet dhe ekspozitat, avionët, trenat në distanca të gjata, si edhe në institucionet mjekësore.
Qeveria paraqiti një apel identik, por përkundrazi për ta vërtetuar atë në përputhje me parimet themelore të ligjit.