Franca pritet të lehtësojë masat anti-Covid në ditët e ardhshme, sipas një njoftimi nga zyra e kryeministrit francez.
Franca filloi bllokimin e tretë kombëtar në fund të marsit pas rritjeve të rasteve dhe viktimave me Covid-19.
Macron shpreson që efektet e këtij bllokimi, së bashku me një fushatë të përshpejtuar vaksinimi, do të sjellin uljen e rasteve me Covid-19.
Shkollat u rihapën të hënën pas një mbyllje tre-javore.