Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, njoftoi se dëshiron të dyfishojë numrin e policëve në rrugë deri në vitin 2030, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë gjatë vizitës së tij në qytetin Nice, Macron bëri të ditur se vitin e kaluar në rajonin Alpes-Maritimes i cili përfshin edhe zonën Nice u përcaktuan 72 zona të drogës ku 9 prej tyre janë pastruar. Macron më tej shtoi se dëshiron të dyfishojë numrin e policëve në rrugë deri në vitin 2030.
Ai deklaroi se policët do të kryejnë detyrën në lagjet ku përjetohen probleme të drogës dhe sigurisë në vend.
Ndër të tjera Macron dënoi sulmin ndaj Stephane Claireaux përpara shtëpisë së tij, deputetit të partisë në pushtet Marshimi Republikës (LREM) dhe theksoi se do të rrisin numrin e policëve për të parandaluar ngacmimet dhe dhunën kundër grave në mjetet e transportit publik.