Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19. Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 227 të vdekur nga virusi si dhe 25 të vdekur në tre ditët e fundit në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit, duke e çuar numrin e viktimave në 106.130.
Me 19.124 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.747.214. Gjithashtu bëhet e ditur se numri i rasteve ditore po tregon rënie në ditët e fundit.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 26.331 persona, prej të cilëve 5.106 në kujdes intensiv, ndërkohë me 1.525 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 349.293. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 ka rënë në 6.5 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 17.492.988 ndërsa 7.641.172 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Humb jetën edhe 1 person tjetër i vaksinuar me AstraZeneca
Në një deklaratë nga Agjencia Franceze e Barnave, thuhet se tek 2 persona që kanë marrë vaksinën e AstraZeneca-s më 23-29 prill është vërejtur mpiksje e gjakut dhe se njëri prej këtyre personave ka humbur jetën.