Franca raportoi një rënie të vogël të numrin të pacientëve me koronavirus në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve në urgjencë ra në 3,028 të shtunën, ose 76 persona më pak, ndërsa numri i përgjithshëm i të shtruarve me COVID-19 nëpër spitale zbriti në 16,847 njerëz ose 425 më pak.
Si numri i njerëzve nëpër njesitë e kujdesit intensiv ashtu edhe atyre të shtruar ka shënuar rënie gjatë javëve të fundit. Zyrtarët e shëndetit njoftuan 10,675 raste të reja infektimesh dhe 68 humbje jete nëpër spitale. Sipas zyrtarëve, gjatë 24 orëve të fundit Franca ka bërë 487,309 doza vaksine.