Vendimi i gjykatës erdhi pasi gruaja e tij, Karyna Pavlivna Olynichenko, paraqiti një peticion duke pretenduar se burri i saj, zv/komandanti i njësisë, u kap në Mariupol dhe u torturua nga forcat ruse në një burg të robërve të luftës.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar Rusinë të mbrojë të drejtat e të burgosurve ukrainas të luftës dhe t’u ofrojë atyre ndihmën e duhur mjekësore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjykata lëshoi një masë të përkohshme në rastin e ushtarit ukrainas, Yaroslav Anatoliyovich Olynichenko, që dyshohet se mbahet rob nga forcat ruse, duke urdhëruar Moskën të “sigurojë respektimin e të drejtave të Olynichenko-s sipas Konventës dhe t’i sigurojë atij ndihmë mjekësore, nëse ai ka nevojë për të”.
Gjykata i kërkoi qeverisë ruse të konfirmonte brenda një jave nëse Olynichenko është kapur dhe në çfarë kushtesh.
Vendimi i gjykatës erdhi pasi gruaja e tij, Karyna Pavlivna Olynichenko, paraqiti një peticion duke pretenduar se burri i saj, zv/komandanti i njësisë, u kap në Mariupol dhe u torturua nga forcat ruse në një burg të robërve të luftës./FolDrejt/