Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua sot publikut maroken në një video-mesazh, në të cilin thotë se Parisi është i gatshëm të ndihmojë Marokun të rimëkëmbet nga tërmeti shkatërrues nëse Mbreti Mohamed VI pranon ofertën e Francës.
“Dua të flas drejtpërdrejt me marokenët, për t’ju thënë se Franca është mundur… nga ky tërmet i tmerrshëm,” tha Macron në një video të postuar në mediat sociale, duke shtuar se Franca do të qëndrojë në krah të Marokut, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ne kemi mundësinë të ofrojmë ndihmë direkte humanitare”, vuri në dukje Macron dhe shtoi se i takon Mohammedit VI dhe qeverisë së Marokut, të cilët deri më tani kanë injoruar ofertat e Francës, të organizojnë mbështetjen ndërkombëtare./FolDrejt/