Franca po tërheq ambasadorin e saj në Burkina Faso, një ditë pasi njoftoi se misioni i saj ushtarak atje do të përfundonte.
Ministria e Jashtme franceze tha se Luc Hallade po kthehej për konsultime mbi gjendjen e marrëdhënieve midis Parisit dhe ish-kolonisë së tij të Afrikës Perëndimore, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.
Ka pasur javë të tëra demonstratash kundër pranisë franceze në Burkina Faso, sundimtarët ushtarakë të së cilës kanë kërkuar ndihmë ushtarake nga Rusia për të ndihmuar në mposhtjen e një kryengritjeje islamike./FolDrejt/