Në Francë do të krijohet një njësi për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe përmbajtjet e papërshtatshme në internet.
Sipas një lajmi në shtypin kombëtar, presidenti francez Emmanuel Macron dje njoftoi se do të formohet një njësi që synon mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, ngacmimi kibernetik dhe përmbajtjet e papërshtatshme në internet, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Hapësira digjitale nuk mund të jetë hapësirë e paligjshmërisë. Kjo është lufta jonë që bëjmë ndaj terrorizmit, ndaj gjuhës së urrejtjes onlajn. Kjo është ajo që ne duhet të vazhdojmë për të mbrojtur fëmijët tanë”, tha ai, duke shtuar se kjo strukturë duhet të identifikojë mënyrat për të mbrojtur më mirë fëmijët në internet.
Në kuadër të respektimit të privatësisë dhe të dhënave personale, platformat onlajn si Amazon, Meta, Microsoft dhe Tik Tok, si dhe Franca, Estonia, Zelanda e Re, nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e një njësie që do të kryejë punën për të përcaktuar saktësisht moshën e përdoruesve në internet dhe të mbrojë mirë të miturit./FolDrejt/